13:20 / 15.12.2021
Pensionimi i Agueros, reagon Man.City:Mbreti Kun, faleminderit për gjithçka
Sergio Aguero i dha lamtumirën mes lotësh futbollit të luajtur në një konferencë të mbajtur mesditën e sotme në “Camp Nou”.
Ky vendim nga sulmuesi argjentinas erdhi si pasojë e problemeve me zemrën që ka shquar para 1 muaji, ku Aguero theksoi se ishte një nga vendimet më të vështira të jetës së tij.
Menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale edhe ish-klubi i tij, Manchester City.
“Mbreti Kun. Të gjithë në Manchester City dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast për të falënderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në suksesin tonë gjatë dekadës së fundit dhe i urojmë suksese në pension”, poston klubi.























