Klubet evropiane kundër Kupës së Afrikës
BKT
Sport

Klubet evropiane kundër Kupës së Afrikës

Klubet evropiane mbajnë një qëndrim të ashpër kundër Kupës së Kombeve Afrikane, e planifikuar të fillojë më 9 janar 2022.

Në një letër të datës 10 dhjetor 2021 dhe të publikuar sot nga gazeta të ndryshme në kontinentin afrikan, ECA, shoqata që bashkon klubet të Kontinentit të Vjetër, i shkroi CAF  ekuivalenti afrikan i UEFA-s  për të sqaruar këndvështrimin e tyre mbi një temë padyshim të nxehtë.

“Me dritaren e transferimeve dhe Kupën e Afrikës në rrugë, të gjithë të interesuarit duhet të përballen gjithashtu me përkeqësimin e pandemisë Covid-19 dhe rritjen e kufizimeve të vendosura nga autoritetet lokale”. Letra vazhdon me treguesin e “tre shqetësimeve themelore”.