Chelsea dhe Evertoni ndahen në barazim
BKT
Sport

Chelsea dhe Evertoni ndahen në barazim

Chelsea është ndalur me barazim në Stamford Bridge ndaj skuadrës së Evertonit.

Pjesa e parë nuk solli shumë, por ishte Chelsea që rrezikoi disa herë.

Reece James dhe Mason Mount ishin ata që kishin raste, por nuk arritën të gjenin cakun.

Edhe në startin e pjesës së dytë rastet ishin të pakta deri në momentin e golit, transmeton Telegraf.

Dyshja në formë në këtë takim, Reece James dhe Mason Mount bashkëvepruan bukur mes tyre, me këtë të fundit që shënoi për 1-0.