Presidenti i La Ligës s`beson në forcën e Barçës që ta blejë Haalandin
BKT
Sport

Presidenti i La Ligës s`beson në forcën e Barçës që ta blejë Haalandin

Javier Tebas beson se Barcelona nuk ka fuqi ekonomike për të nënshkruar me Erling Haaland.

Haaland do të ndërrojë ambient në vitin 2022 dhe është raportuar për një transferim të mundshëm edhe në Barcelonë, përveç klubeve si City, Bayern, Real e të tjera që e duan 21-vjeçarin.

Sido që të jetë, për numrin një të La Ligës është e pamundur që Barça të nënshkruajë me Haaland për shumë arsye, transmeton GE.

“A mund të nënshkruajë Barcelona me Haaland? Nuk besoj se Barça mund ta blejë Haalandin për shkak të kushteve ekonomike. Raiola nuk shet ëmbëlsira, ai shet shtrenjtë. Është e komplikuar të nënshkruash me të edhe për shkak të rrogës që mund të ketë”, u shpreh Tebas.