Zbulohet top-objektivi i Barcelonës për afatin kalimtar të janarit
BKT
Sport

Zbulohet top-objektivi i Barcelonës për afatin kalimtar të janarit

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është objektivi kryesor i Barcelonës dhe ylli anglez thuhet se është i hapur për një kalim në La Liga.

Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit në “Old Trafford” zgjat deri në verën e vitit 2023 me United që gjithashtu ka opsionin e zgjatjes për një vit tjetër nëse ata dëshirojnë.

Megjithatë, pavarësisht se mbetet një titullar i rregullt në klubin e tij të fëmijërisë, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” sugjeron që një kalim në “Camp Nou” është diçka që Rashford do ta konsideronte fuqimisht.

Raporti pretendon se grupi i madh i opsioneve të sulmit të “Djajve të Kuq” e ka lënë sulmuesin të pasigurt për vendin e tij si titullar afatgjatë.

Bisedat janë zhvilluar në lidhje me një kontratë të re, por ende nuk është arritur një marrëveshje, me një ofertë të janarit nga Barça që tani mendohet të jetë e përgatitur.

Gjigantët e La Liga-s bënë një tentativë për Rashfordin tre vjet më parë, por lojtari zgjodhi të nënshkruajë një marrëveshje të re me United edhe pse u tha se ai ishte i kënaqur nga interesimi i “Blaugranëve”.

Trajneri i ri i Barçës, Xavi është i etur për të nënshkruar me një sulmues të klasit botëror pas pensionimit të parakohshëm të Sergio Agueros dhe bordi është i prirur të mbështesë menaxherin e tyre të ri.

Megjithatë, “katalonasit” po operojnë ende me një buxhet modest për shkak të viteve të keqmenaxhimit financiar, që do të thotë se çdo luftë ofertash në dritaret e ardhshme nuk ka gjasa.