APEL ju sygjeron librin “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes”
BKT
   Libër & Ide

APEL ju sygjeron librin “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes”

Ambasadori Kosoves ne Tirane Sylë Ukshini, rekomandon nje liber interesant per tu lexuar, me qëllim njohjen e historise mbi luftën e Kosovës dhe bombardimet e NATOS.

“Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” është një vepër e jashtëzakonshme e gazetarit dhe dramaturgut beigradas, Rade Radovanović. Është një rrëfilm brilant për 78 ditët e bombardimit të NATO kunder regjimit të Milosheviqit, për censurën, për ministrin serb, tash kryetar shteti, dhe përndjekjen e zërave opozitar në Serbi dhe për krimet e llahtarshme serbe në Kosovës, ku në deajet përshkruan synimet e Beogradit për spastrimin etnik të Kosovës. Është një autor i guximshëm që flet hapur për vuajtjet e shqiptarëve, flet për rasti Panda në Pejë, për Reçakun, për Konferencën e Rambujesë, dëbimin kolektiv të shqiptarëve.
Është një libër që duhet lexuar dhe një libër që është kundër harresës historike.
Dramaturgu serbe Rade Radanovic lidhur me për masakrën serbe mbi civilët shqiptar në Reçak, shkruan si vijon:
“Nga gjysma e janarit të 1999-s, pas masakrës në Reçak, bota sërish vërshoi nga lajmet dhe imazhet e tmerrshme të krimeve të specialëve serbë. Për kushedi të satën herë qeveritë perëndimore nxjerrin përfundimin se diplomacinë duhet përkrahur me forcën e NATO-s. Vetë aksioni policor-ushtarak në Reçak… i paramenduar si akt hakmarrjeje pas vrasjes së tre policëve në zonën e Shtimes… nisi me bllokimin dhe granatimin e atij fshati në orët e hershme të mëngjesit.

Kur tanket e brigadës së mekanizuar 243 të UJ-së heshtën, kurse pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë u përpoqën të futeshin në fshat, nga pozicionet e caktuara rreth Reçakut i pritën të shtënat e automatikëve të pjesëtarëve të UÇK-së. Konflikti zgjati disa orë dhe vetëm kur UÇK-ja u tërhoq, pjesëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale u futën në qendër të Reçakut.

Fshatarët që i gjetën të fshehur nëpër bodrume brutalisht do t’i merrnin në pyetje dhe do t’i keqtrajtonin e më pas do t’i vrisnin shpejt, me plumb në qafë. Atë mbrëmjen e 15 janarit, pasi i vranë dhe u dehën, policët u tërhoqën në bazë në Ferizaj, kurse UÇK-ja u kthye në Reçak. I morën me vete rreth dhjetë bashkëluftëtarë të tyre, kurse verifikuesve të OSBE-së ua lënë nëpër istikame dhe vende të tjera 43 fshatarë të vrarë, një grua dhe një fëmijë. William Walker, shefi i Misionit, zëvendësit e tij dhe dhjetë gazetarë e kameramanë u tronditën me atë që panë.

Në kohën kur zhvillohej aksioni i koordinuar i ushtrisë dhe i policisë në zonën e Shtimes dhe Reçakut, gjenerali Nebojša Pavković… të cilin Udhëheqësi posa e kishte emëruar komandant të Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë, që e përfshinte edhe Korpusin e Prishtinës, çeta e motorizuar e Brigadës së mekanizuar 243 të të cilit po e granatonte Reçakun… gjendej në Beograd.

Në kabinetin e Pavle Bulatovićit, ministrit federativ të Mbrojtjes, po luftonte për metrat katrorë të banesës së tij të re, kur e thirri gjenerali Dragoljub Ojdanić, kryeshefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së.

Me ton të ngritur, komandanti e pyeti seç po ndodhte në Reçak dhe kush e kishte lejuar përdorimin e ushtrisë atje e që ky të mos ishte as i informuar. Pa u shqetësuar për tonin e kryeshefit e as për pyetjen, Pavkovići qetazi ia kthen se njësitet e Korpusit të Prishtinës nuk kanë marrë pjesë në atë aksion policor të MPB-së së Ferizajt.

Ojdanići u lehtësua, porse menjëherë iu kujtua se Pavkovićit nuk i besohet. Me ton kërcënues i thotë se ka shënime se çeta e motorizuar e Brigadës së mekanizuar 243 kishte marrë pjesë në sulmin në Reçak.

Pavkovićin e preku dhe e nevrikosi edhe toni, e më së shumti edhe përpjekja e komandantit që ta zinte në rrenë. A bash ky farë Ojdanići… të cilin Supremi e kishte caktuar kryeshef të Shtabit të Përgjithshëm, jo për shkak të aftësisë, por për shkak të përshtatshmërisë… do ta vinte në sprovë, a bash ky do t’i thotë këtij komandantit të Armatës së Tretë se gënjen… Me zë tejet të ngritur në kabinetin e ministrit të Ushtrisë, Pavkovići i përgjigjet Ojdanićit se Brigada e mekanizuar 243 nuk ka lidhje me atë aksion… dhe se komanda e Korpusit të Prishtinës as që është informuar se ky aksion do të zhvillohej.

“Nëse tashmë ke informata për të cilat beson se janë të sakta”, i thotë Pavkovići komandantit të vet, “pse po më thërret mua atëherë?” Iu përgjigj me arrogancë, ftohtë dhe me kërcënim, duke e ditur saktësisht se kush-tek e anashkalonte atë, komandantin e Armatës së Tretë, po e informonte Ojdanićin, Shtabin e Ushtrisë dhe kushedi kë tjetër, dhe jo vetëm në Beograd. Kush tjetër pos gjeneralit Aleksandar Dimitrijević, kryeshefit të Drejtorisë së Sigurisë, për të cilin ai padyshim e di se ende “i mban kontaktet me emisarët e huaj ushtarakë”… prej të cilëve ata të Departamentit për të drejtat e njeriut në Misionin e OSBE-së, në raportin e tyre zyrtar thonë:

“Më 15 janar në mëngjes, Ushtria e Jugosllavisë e bombardoi fshatin Reçak e më pas në fshat hynë policët e maskuar serbë që u futën nëpër shtëpi, i nxorën burrat prej aty dhe më pas i vranë qetazi me nga një plumb në qafë. Paraprakisht i kanë keqtrajtuar e disa madje i kanë sakatuar, dhe të gjithë këtë tek këndonin, deri në 15:30, kur janë tërhequr. Gjatë operacionit verifikuesit e kanë vërtetuar se tanket kanë qëlluar nëpër shtëpi derisa njerëzit ishin brenda…”