Ish-trajneri i Rusisë merr drejtimin e Ferencvaros
BKT
Sport

Ish-trajneri i Rusisë merr drejtimin e Ferencvaros

Ferencvaros bëhet me trajner të ri. Skuadra hungareze shkarkoi pak ditë më parë Peter Stoger, ndërsa tani ka emëruar në stol, Stanislav Cherchesov.

58-vjeçari rus drejtoi Kombëtaren e Rusisë në EURO 2020 dhe më pas u largua, ndërsa tani ka firmosur me Ferencvaros në kampionatin hungarez.

Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra hungareze përmes një postimi në rrjetet sociale teksa bëjnë me dije firmën me Cherchesov.