UEFA dënon Man Cityn
BKT
Sport

UEFA dënon Man Cityn

Manchester City ka pranuar një dënim nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka shqiptuar një dënim për skuadrën kampione të Anglisë, Manchester City.

Citizens duhet të paguajnë një gjobë prej 5 mijë eurove, gjobë që u shqiptua nga Trupi i Disiplinës dhe Etikës së UEFA, përcjell lajmi.net.

Ky dënim vjen për shkaqe që lidhen me futjen në fushë gjatë ndeshjes së Champions League, kundër skuadrës së Paris Saint Germain.

Ndeshja mes Man City dhe PSG ishte luajtur në stadiumin ‘Etihad’, më 24 nëntor.