17:16 / 21.12.2021
Medel: Inter do të fitojë Skudeton përsëri
Gary Medel, ish-lojtari i Inter-it, ka shprehur dy mendime në lidhje me Interin.
Ai ka folur në një konferencë për shtyp , transmeton "albeu".
“Interi është një ekip shumë i fortë dhe kjo gjë nuk ka vend për dyshime pasi të gjithë po e shohim se si po shkonë situata e tyre në Seria A por edhe në Champions. Jam i sigurt që Inter do të fitojë përësëri këtë sezon kampionatin italian.
Sanchez? Nëse ai është në formën më të mirë, më besoni që është sulmuesi më i rrezikshëm për në mbrojtësit. E njoh shumë mirë dhe është i paparashikueshëm”, është shprehur “Pitbull”.























