NBA / Suns vazhdojnë formën superiore
BKT
Sport

NBA / Suns vazhdojnë formën superiore

NBA ka vazhduar me disa përballje të zhvilluara në mesnatë.

Një nga ndeshjet më të spikatura ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Los Angelos Lakers.

Phoenix kanë arritur ta mposhtin me lehtësi Lakers duke shënuar fitore me rezultat 108-90, për të vazhduar me formën e lartë në këtë sezon.

Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte Lebron James i cili shënoi 34 pikë në 34 minuta të luajtura, duke shtuar edhe shtatë kërcime, dy asistime e dy topa të vjedhur, mirëpo skuadra e tij sërish humbi.

Tek Suns koshashënuesi më i mirë i ekipit ishte Devin Booker i cili realizoi 24 pikë në 32 minuta të luajtura, duke shtuar gjithashtu nëntë kërcime e shtatë asistime.

Suns me këtë fitore prijnë si lider në Konferencën Perëndimore, me një bilanc impresiv prej 25 fitoreve e vetëm pesë humbjeve në 30 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Ndërkohë Lakers me këtë humbje tani gjejnë veten në pozitën e tetë me 16 fitore e 16 humbje në 32 ndeshje të zhvilluara.