Dumfries: Doja shumë të vija tek Interi, telefonoja çdo ditë Raiolën
BKT
Sport

Dumfries: Doja shumë të vija tek Interi, telefonoja çdo ditë Raiolën

Denzel Dumfries, dha një intervistë për Voetbal International në Holandë për sezonin e tij të parë në Serie A. Ai foli kështu për negociatat që e çuan tek Interi, atmosferën e San Siros, si dhe foli për raportet me disa shokë të ekipit.

NEGOCIATAT- “U desh pak kohë që të mbyllej marrëveshja me Interin. Në fund pata të dridhura. Flisja çdo ditë me Mino Raiolën. Dëshira ime për të veshur fanellën e Interit po më mbizotëronte.

Edhe Evertoni më kërkonte, por unë nuk doja. Doja shumë të shkoja te Interi. Skuadra kampione e Italisë, një klub me traditë të madhe në Itali dhe në Champions League.”

SAN SIRO- “Natyrisht që qyteti i Milanos dhe San Siro ndikuan gjithashtu në zgjedhjen time. Kam përjetuar derbin tim të parë kundër Milanit me stadiumin plot. Është një emocion fantastik. Këto janë gjëra që i ëndërron nëse je futbollist. San Siro me ka bërë përshtypje. Tani për shkak të kufizimeve nuk mbushet plotësisht, por mezi pres të rikthehem të luaj me stadiumin plot në Serie A”.

VENDOSJA TAKTIKE- “Kam pasur shumë probleme në fillim të sezonit sepse ajo që bëjmë këtu është shumë e ndryshme nga ajo që bëjmë në Holandë. Këtu duhet të qëndroj gjerë. Kam punuar shumë dhe e kam mësuar. Futbolli i Interit dhe i Serisë A është kaq taktik. ”

DE VRIJ- “Për Stefanin tashmë është sezoni i tij i katërt me zikaltrit. Ai ka shumë përvojë në këtë ekip. Është një gjë e mirë, sepse mund të më shpjegojë se çfarë pritet nga unë taktikisht.”

PERISIC– “Më ndihmon në pjesën taktike. Është në të njëjtin pozicion në anën tjetër të fushës”, përfundoi intervistën e tij Dumfries.