Peja, sulmin më të mirë në Ligën Unike për stinorin vjeshtor
BKT
Sport

Peja, sulmin më të mirë në Ligën Unike për stinorin vjeshtor

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën Unike të meshkujve, me Golden Eagle Yllin, që u shpall kampion vjeshtor.

Ndërkohë, sulmin më të mirë e kishe Peja, me 671 pikë të shënuara në shtatë ndeshje të zhvilluara apo 95.8 pikë për ndeshje.

Në vendin e dytë sa i përket efikasitet ishte Teuta e Durrësit me 648 pikë dhe Rahoveci i treti me 617.

Më së paku pikë në shtatë ndeshje ka shënuar Vllaznia e Shkodrës, 539 ose 77 pikë për ndeshje.

Mbrojtjen më të mirë e ka Golden Eagle Ylli, që ka pranuar 507 pikë ose 72.42 pikë për ndeshje, ndërsa mbrojtjen e dytë më të mirë e kishte Peja me 550 pikë të pranuara.

Ylli u shpall kampion vjeshtor me gjashtë fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia e Shkodrës ishte në vendin e fundit me një fitore dhe gjashtë humbje.