11:47 / 23.12.2021
40-vjeçari Joe Johnson rikthehet në NBA, firmos me Bostonin për 10 ditë
Skuadra e Boston Celtics ka firmosur me 40-vjeçarin Joe Johnson një kontratë për 10 ditë. Vendimi është marrë pasi aktualisht skuadra e NBA ka 7 lojtarë që nuk mund të zbresin në fushë për shkak të protokolleve anti-Covid.
Kjo situatë ka detyruar drejtuesit e skuadrës që të ndërhyjnë në merkato për të plotësuar organikën dhe në ndeshjen e fundit kundër Cleveland Cavaliers, Joe Jonson zbriti në fushë dhe shënoi 2 pikë.
Johnson ka nisur karrierën e tij në NBA me Bostonin dhe ka luajtur 1276 ndeshje në sezonin e rregullt të NBA, duke shënuar mesatarisht 16 pikë për ndeshje. Lojtari është aktivizuar edhe me Phoenix, Atlanta, Brooklyn, Miami, Utah dhe Houston.























