Pele lirohet nga spitali, do të vazhdojë trajtimin e sëmundjes në shtëpi
Legjenda e Brazilit, Pele, është liruar nga spitali në Sao Paulo, por do të vazhdojë të trajtohet për një tumor të zorrës së trashë.
Tre herë fituesi i Kupës së Botës u shtrua në spital në fillim të dhjetorit për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, por u lirua të enjten.
Pele, 81 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin e zorrës së trashë në shtator dhe kaloi gati një muaj në spital.
“Pacienti mbetet stabil dhe do të vazhdojë të trajtojë tumorin e zorrës së trashë që u identifikua në shtator”, thuhet në një deklaratë nga spitali Albert Einstein, transmeton lajmi.net
Pele tha në Twitter në nëntor se ai ishte “mirë” dhe “ndihej më mirë çdo ditë” pas lirimit nga spitali në shtator.
Ai fitoi Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje.























