09:44 / 30.12.2021
Sonte zhvillohet ndeshja mes Manchester United dhe Burnleyt
Në kuadër të xhiros së 20-të të Premier Ligës Manchester United do të ballafaqohet me skuadrën e Burnleyt, pas barazimit të papritur me Newcastle United në xhiron e kaluar.
Mnachester United momentalisht ka vetëm 28 pikë dhe renditet në vendin e shtatë, transmeton KosovaPress.
Në këtë ndeshje që starton nga ora 21:15, United vjen me mungesa të rëndësishme si Fernandez, Lindelof, Pogba dhe Martial.























