Cairo: Belotti donte Milanin, i dhamë dhe na ka dhënë shumë
BKT
Sport

Cairo: Belotti donte Milanin, i dhamë dhe na ka dhënë shumë

100 milionë euro, ky ishte çmimi që Torino i vendosi sulmuesit Andrea Belotti verën e vitit 2017. Milani e donte me ngulm autorin e 26 golave në Serie A, por presidenti i “Demave”, Urbano Cairo, nuk mund ta linte në shkonte.

Ashtu si mendonte atëherë, pasi tani gjërat kanë ndryshuar dhe Cairo në intervistën e dhënë për “Stampa” flet hapur: “Mendoj se Belotti do të largohet nga Torino pa na lënë të fitojmë diçka.

Duhet të kishte kompensim për klubet kur lojtarët largohen në fund të kontratave të tyre. Ne firmosëm me Belottin për 8 milion euro nga Palermo, që nuk besonte shumë tek ai. Ai na ka dhënë shumë, por edhe ne kemi bërë të njëjtën gjë.

Ndoshta ai priste të bashkohej me Milanin katër vite më parë, por unë nuk mund ta ndërprisja atë që kishim krijuar te Torino.

Me kalimin e kohës e kam kuptuar që është më mirë ta lëmë një lojtar të largohet nëse ai dëshiron. Nëse diçka ndryshon në kokën e tij, stresi dhe dëmtimet vetëm shtohen”.