14:35 / 30.12.2021
FFK nesër shpërndan fanella në sheshin "Zahir Pajaziti"
Nesër në orën 14:00 në prag të ndërrimit të motmoteve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë, si me futbollistë të Kombëtares e me drejtuesit e Dardanëve, do të bëjnë një shëtitje në sheshin e kryeqytetit, ku do të shpërndajnë për qytetarët një sasi të fanellave të Kombëtares së Kosovës.
Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe disa prej qytetarëve sigurisht se do ta kenë fatin ta marrin si dhuratë për Vitin e Ri, fanellën më të dashur.























