FSK shkatërron me sukses bombën prej 907 kg që u gjet në Merdare
BKT
Lajme

FSK shkatërron me sukses bombën prej 907 kg që u gjet në Merdare

Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer një operacion të suksesshëm kur ka shkatërruar bombën prej 907 kilogramë,

Në një postim në Facebook, FSK ka njoftuar se ekipet e EOD të FSK’së në bashkëpunim me Ekipin e EOD’së së KFOR’it Amerikan kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare.

“Ekipet e EOD-së së FSK-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikan kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës së Kosovës. Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Lajme