Kuka: Viti 2021 vit që i ofroi shumë Kosovës dhe popullit shqiptar në sport
Viti 2021 do të jetë ndër vitet më historike të Kosovës në sport.
Më saktësisht, sporti i xhudos ishte ai që shkëlqeu më së shumti këtë vit, ku edhe e ngirit flamurin e Kosovës në podiumet më të larta botërore, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, Kosovës këtë vit iu shtuan edhe dy medalje të tjera të arta Olimpike, ku në Lojërat Olimpike Tokio 2020 triumfuan xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Me mbyllje të këtij viti reagoi edhe trajneri i dy të artave Olimpike Driton Kuka, i cili tha që ky vit ishte viti që i ofroi shumë Kosovës dhe popullit shqiptar në sport.
“Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport! Sporti i xhudos sivjet nxorri: Dy medalje të Arta Olimpike. Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botes: Xhudisten dhe trenerin më të mirë në Botë!”, shkroi Kuka në “Facebook”.























