Wolverhampton shënon fitore kundër Manchester United
BKT
Sport

Wolverhampton shënon fitore kundër Manchester United

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 21 të Premier Ligës angleze mes Manchester United dhe Wolverhampton, ku ky i fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota në stadiumin “Old Trafford”.

Skuadra e Wolverhampton e ka mposhtur si mysafirë me rezultat minimal 1:0 Manchester Unitedin, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Wolves e shënoi mesfushori portugez Joao Moutinho, i cili ia siguron pikët e plota “Ujqërve” në minutën e 82’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, skuadra e Wolverhampton ngjitet në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 28 pikë, tre sosh më pak se kundërshtari i sotëm Manchester United, që zë vendin e shtatë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Wolverhampton.

Golin e Moutinhos e gjeni më poshtë.