Zyrtare: Ilir Daja trajner i Ballkanit
BKT
Sport

Zyrtare: Ilir Daja trajner i Ballkanit

Ilir Daja do ta drejtoj Ballkanin në pjesën e dytë të sezonit të Superligës së Kosovës.

Trajneri nga Shqipëria ka nënshkruar kontratë me klubin nga Suhareka.

Daja është prezantuar nga Presidenti Arsim Kabashi. Artim Pollozhani do të jetë ndihmësi i parë i trajnerit Ilir Daja, transmeton indeksonline.

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Ky është njoftimi i FC Ballkanit:

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.