16:54 / 05.01.2022
Donnarumma pretendenti kryesor për t’u shpallur portieri i vitit
FIFA ka shpallur listën e tre portierëve të nominuar për çmimin “Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj”.
Bëhet fjalë për portierin e Italisë dhe të PSG, Gianluigi Donnarumma që shihet edhe si kandidati kryesor për të fituar trofeun.
Në listë është edhe portieri i Chelsea, Edouard Mendy që sezonin e kaluar fitoi Champions League me blutë e Londrës. Ndërkohë që treshen e mbyll gardiani gjerman i Bayernit, Manuel Neuer.
Për sa i përket fituesit të këtij çmimi dhe shumë çmimeve të tjera të dhëna nga FIFA do të shpallen më datën 17 janar.























