Mourinho gjen mesfushorin që kërkonte tek skuadra e Portos
BKT
Sport

Mourinho gjen mesfushorin që kërkonte tek skuadra e Portos

Një tjetër portugez pritet që t`i bashkohet Romës: Sergio Oliveira është emri i lojtarit që Mourinho ka zgjedhur për të përforcuar mesfushën.

Trajneri i verdhekuqve ka kohë që kërkon një mesfushor dhe lojtari i Portos është i pari në listën e dëshirave.

Klubet kanë nisur bisedimet mes tyre dhe po punohet për një hua me të drejtë blerjeje. Një transferim i lojtarit në kryeqytetin italian është përfolur edhe verën e kaluar, por atëherë nuk u arrit një marrëveshje.

Sergio Oliveira nuk është më një titullar i sigurtë në Porton e drejtuar nga Sergio Conceiçao dhe kërkon që të provojë një aventurë të re në Serie A. Lojtari menaxhohet nga Mendes, që është edhe agjenti i trajnerit të Romës.