15:04 / 06.01.2022
Nedim Bajrami realizon ndaj Lazios, Empoli në avantazh
Empoli e ka befasuar Lazion pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Skuadra mysafire ka kaluar në epërsi me anë të shqiptarit Nedim Bajrami, që shënoi nga pika e bardhë.
Pas një faulli të bërë në sulm dhe rishikimit nga VAR-i, arbitri akordoi 11-metërsh të cilën e konkretizoi Bajrami, që shënoi në portën e bashkëkombësit, Thomas Strakosha.























