15:12 / 06.01.2022
Paqueta mund të përfundojë në PSG
Paris Saint-Germaini e ka rikthyer interesimin për Lucas Paquetan.
Gjiganti francez synon ta përforcojë mesfushën për sezonin tjetër.
Dhe, mediumi francez “L’Equipe” zbulon se objektiv kryesor i klubit nga “Parku i Princave” është futbollisti i Lyonit.
24 vjeçari është lojtar i veçantë pasi ka tipare dhe aftësi ofanzive dhe defanzive, raporton GE.
Ish-futbollisti i Milanit ka qenë i involvuar në 9 gola nga 17 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon deri tash.























