M’gladbach fiton në “Allianz Arena”
BKT
Sport

M’gladbach fiton në “Allianz Arena”

Sot është luajtur ndeshja midis Bayern Munich- B.Monchengladbach e vlefshme për Bundesliga.

Serinë e golave e hapi i përherëshmi Robert Lewandowski në minutën e 18-të. Polaku realizoi një gol shumë të bukur nga një pozicion diagonal.

Festa nuk zgjati shumë gjatë pasi në minutën e 27-të Neuhaus barazoi shifrat pas një rrëmuje në mbrojtjen bavareze.  Bayern ka menaxhuar mirë lojën por është shtangur përsëri në minutën e 31-të pasi nga goditja e këndit e cila u shërbye saktë, Lainer realizoi me kokë, transmeton IO.

Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat por edhe e dyta gjithashtu.

Statistikat anuan totalisht nga ana e Bayern Munich por nuk arritën të përmbysnin rezultatin ose të paktën të barazonin. Megjithatë, Bayern ndodhet në vendin e parë me kuotën e 43 pikëvë, 9-të pikë më shumë se vendi i dytë Dortmund.