Prishtina liron Xhevdet Shabanin dhe Sabjen Lilajn
Prishtina ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistët, Xhevdet Shabanin dhe Sabjen Lilajn.
Kampionati i Kosovës pritet të fillojë nga muaji shkurt.
Njoftimet:
FC Prishtina dhe futbollisti Xhevdet Shabani e kanë ndërprerë kontratën e bashkëpunimit.
Prishtina dhe Shabani i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
Mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Prishtina e falënderon Shabanin për kontributin e dhënë në ekip dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë.
FC Prishtina dhe futbollisti Sabjen Lilaj edhe zyrtarisht e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë i'u bashkua Prishtina në verën e vitit 2020 ndërkohë që e fitoi titullin kampion me skuadrën prishtinase.
Lilaj u paraqit në 35 ndeshje me Prishtinën dhe i realizoi tre gola.
Skuadra kryeqytetase e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë në ekip dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë.























