19:45 / 14.01.2022
Luis Nani nënshkruan me Venezian
Aventurë e re ka nisur në Itali për Luis Nanin. Ish-lojtari i Manchester United i cili në vitet e fundit ishte aktivizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Orlando City, do ta vazhdojë karrierën në Itali.
Luis Nani ka firmosur zyrtarisht me Venezian me klubin e ngjitur në këtë sezon në Serie A që ka përfituar nga fakti që portugezi prej disa muajsh ishte lojtar i lirë për ta afruar me parametër zero, transmeton IO.
Nani në Itali në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Lazios.
Për Venezian ai po konsiderohet një vlerë e shtuar.























