Titullar me Leedsin dhe Anglinë, Liverpooli dhe Reali në garë për Phillips
BKT
Sport

Titullar me Leedsin dhe Anglinë, Liverpooli dhe Reali në garë për Phillips

Liverpooli dhe Real Madridi janë në garë për të siguruar shërbimet e super mesfushorit, Kalvin Phillips.

26-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm me klubin dhe po ashtu ka një vend titullari në kombëren e “Tre Luanëve”.

“El Nacional” raporton se “The Reds” janë të gatshëm të shpezojnë 35 milion euro për mesfushorin i cili ka kontratë me skuadrën aktuale deri në vitin 2024.

Mësohet se skuadra e Leeds nuk preferon ta shesë lojtarin e tyre të rivalët e Premier League, ndaj kalimi në Madrid fiton më shumë forcë.

“Los Blancos” e shohin Phillips si një lojtar që mund të shtojë konkurencën ne mesfushë me Casemiron.