23:20 / 19.01.2022
Real Sociedad eliminon Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit
Real Sociedad ka bërë befasinë duke u eliminuar Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit.
Vendasit triumfuan me rezultat komod 2 – 0, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale, transmeton lajmi.net.
Ishte Adnan Januzaj që i dha epërsinë Sociedadit duke shënuar me kokë pas një harkimi të Zaldua (33′).
Kur mendohej që Atletico do bëjë përmbysjen, Sociedad u sigurua herët që të mos ndodh një gjë e tillë, duke shënuar me anë të Sorloth (47′).
Kësisoj, Sociedad kualifikohet në çerekfinale, derisa kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas hedhjes së shortit.























