Atletico shënon dy herë në minutat shtesë dhe përmbys Valencian
Sport

Atletico shënon dy herë në minutat shtesë dhe përmbys Valencian

Atletico Madrid ka marrë një fitore spektakolare dhe shumë të rëndësishme ndaj Valencias.

Rojiblancos realizuan një përmbysje spektakolare në ‘Wanda Metropolitano’, duke mposhtur Valencian 3:2, kur ishin në disavantazh 0:2.

Valencia shënoi dy gola në pjesën e parë, me Musah në minutën e 25’ dhe Duro në minutën e 44’.

Dy gola epërsi dukeshin sikur i kishin dhënë goditje fatale Atleticos, por madrilenët reaguan mirë në pjesën e dytë.

Përmbysjen e nisi Cunha me golin e mintuës së 64’, kurse spektakli ishte rezervuar për minutat shtesë.

Angel Correa shënoi në 90+1’, kurse Hermoso në 90+3’ i dha flakë stadiumit të Atleticos, transmeton lajmi.net..

Atleti numërojnë tashmë 36 pikë dhe mbajnë pozitën e katërt në tabelë. Valencia mbetet me 29 pikë në pozitën e 9-të.