Ne Pejë u zhvillua Kampionati i kosovar xhudos për Senior
BKT
Sport

Ne Pejë u zhvillua Kampionati i kosovar xhudos për Senior

Sot në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për Senior, në këtë Kampionat moren pjesë këto klube: Kxh “Ippon”, Kxh “Trepca”, Kxh “Polici”, Kxh “Sankaku”, Kxh “Studenti”, Kxh “Kastrioti”, Kxh Kodokan.

Klubi më i mirë ishte Kxh “Ippon” me 12 medalje të arta, 2 të argjendta dhe asnjë të bronztë, në vendin e dytë u rendit Kxh ”Trepca” me 1 të artë, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë, në vendin e tretë u rendit Kxh ”Kodokan” me 1 të artë, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë. Në këtë garë u zhvilluan ndeshje cilësore e pa lendime, në një atmosferë të mirë sportive, duke i respektuar masat kundër Covid -19. Organizator i këtij Kampionati ishte Federata e xhudos e Kosovës dhe klubi i xhudos “Ippon” nga Peja. Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Fatmir Salihaj dhe Shahin Behrami. I pranishëm ishte edhe Kryetari i FXHK-së Agron Kuka, i cili e hapi dhe përcolli nga afër këtë Kampionat.

FITUESIT E MEDALJEVE TË ARTA SIPAS KATEGORIVE: MESHKUJT -60 KG 1.MUHARREM HYSENI ( KXH TREPCA) -66 KG 1.LORIS SHARAPOLLI (KXH IPPON) -73 KG 1.DARDAN CENA (KXH IPPON) -81 KG 1.AKIL GJAKOVA (KXH IPPON) -90 KG 1.ARBER KULLASHI (KXH IPPON) -100KG 1.RIOS KUKA (KXH IPPON) +100 KG 1.SHPATI ZEKAJ (KXH IPPON) FEMRAT -48 KG 1.LAURINA GASHI ( KXH KODOKAN) -52KG 1.DISTRIA KRASNIQI (KXH IPPON) -57 KG 1.FATIONA KASAPI (KXH IPPON) -63KG 1.FLAKA LOXHA (KXH IPPON) -70 KG 1.NORA GJAKOVA (KXH IPPON) -78 KG 1.LAURA FAZLIU (KXH IPPON) +78 KG 1.LORIANA KUKA (KXH IPPON)