Chelsea rrëmben pikë të plota nga derbi me Tottenhamin
BKT
Sport

Chelsea rrëmben pikë të plota nga derbi me Tottenhamin

Chelsea ka dalë triumfues nga ballafaqimi me Tottenhamin, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-0 në “Stamford Bridge”, ndeshje kjo e vlefshme për 24 të Premier Ligës.

Pjesa e parë edhe pse ofroi një ndeshje shumë të fortë, nuk ofroi gola, por shumë më ndryshe shkoi pjesa e dytë e këtij ballafaqimit. Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 47’ me Hakim Ziyech që i dha epërsinë Chelsea më një gol jashtëzakonisht të bukur, transmeton KosovaPress. Fitoren e “Bluve” të Londrës e vulosi braziliani Thiago Silva me golin e tij në minutën e 55’ pas një asistimi që mori nga Masson Mount. Kjo fitore për Chelsean vjen pas tri barazimeve dhe një humbjeje që sollën edhe distancimin e tyre sa i përket luftës për titull, garë kjo e cila udhëhiqet nga Manchester City si lidë ri tabelës. Chelsea tani ka 47 pikë në vendin e tretë, kurse Totenhami i Antonio Contes është i shtati me 36 pikë.