16:56 / 24.01.2022
Te Dormund të shqetësuar, nuk dihet sa do të mungojë Erling Haaland
Te Borussia Dortmund janë edhe të shqetësuar për gjendjen e ylli të tyre të sulmit, Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez u zëvendësua në minutën e 63 në ndeshjen kundër Hoffenheim për shkak të një dëmtimi.
Për këtë aryse klubi gjerman ka postuar një përditësim për sa i përket gjendjen së sulmuesit. Ajo që bie në sy është se as vetë klubi nuk e di se kur do të rikthehet ylli i sulmit.
“Lojtari u vizitua të dielën dhe të hënën. Ky është një dëmtim muskulor që kërkon trajtim dhe ekzaminim të mëtejshëm në ditët në vijim. Urojmë që Erling ta kalojë këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur dhe të bëjë atë që i pëlqen më shumë, të shënojë gola për Borussia Dortmund”, thuhej në komunikatën e Dortmund.























