Newcastle me ofertë 40 milionë euro për lojtarin e Lyon
BKT
Sport

Newcastle me ofertë 40 milionë euro për lojtarin e Lyon

Pasi siguroi nënshkrimet e Kieran Trippier dhe Chris Wood në merkaton e janarit, Newcastle United tani po kërkon të forcohet në mesfushë dhe thuhet se ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mesfushorin e Lyonit, Bruno Guimaraes.

Newcastle aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në tabelën e Premier League, vetëm një pikë larg sigurisë dhe ata kanë regjistruar vetëm disa fitore deri më tani këtë sezon.

Sipas “L’Equipe”, Newcastle ka ofruar të katërfishojë pagën e Guimaraes, e cila aktualisht është vendosur në 220,000 euro (184,270 paund) në muaj, pasi ata përpiqen të joshin mesfushorin brazilian në Premier League.