Haaland zgjedh top 3 lojtarët më të mirë
BKT
Sport

Haaland zgjedh top 3 lojtarët më të mirë

Sulmuesi norvegjez ka dhënë një intervistë për Viaplay në të cilën ka zbuluar podiumin e lojtarit të tij të preferuar, arsyen e deklaratave të tij të diskutueshme dhe golin e tij për vitin 2022.

Kur u pyet se kujt do t’i jepte tre votat për The Best të FIFA -s, ai nuk kishte shumë dyshime, transmeton "albeu".

“Është një pyetje e mirë. Nëse do të ishte për vitin e kaluar, do të thosha Lewandowski. Po, Lewandowski numër një. Dhe pastaj, për mua, Benzema, i cili ishte gjithashtu fantastik. Por do të thoja edhe për Messin, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm. Pra Benzema dhe Messi do të ndajnë vendin e dytë dhe të tretë”.