Serie A/Rrahmani dhe Vojvoda në formacionin e muajit janar
Sport

Serie A/Rrahmani dhe Vojvoda në formacionin e muajit janar

Është publikuar formacioni më i mirë i muajit janar në Serie A, ku pjesë e tij janë edhe dy futbollistë kosovarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda, paraqitjet e të cilëve ua siguruan mbrojtësve kosovar pjesëmarrjen në formacionin e muajit, përcjell KosovaPress.

Në muajin janar, Rrahmani regjistroi tre fitore dhe një humbje me Napolin, ku në fitoren 4:1 kundër Salernitanas regjistroi edhe një gol.

Në anën tjetër, Vojvoda në këtë muaj me Torinon arriti të sigurojë dy fitore dhe një barazim, dhe të regjistrojë dy asistime mbi emrin e tij.