09:52 / 28.01.2022
Juventusi ia ofron Milanit Kulusevskin
Sipas ‘TuttoSport’, Juventus i ka ofruar Milan-it suedezin Kulusevski.
Huazimi kushton 3 deri në 5 milion euro nga janari e deri në qershor, dhe detyrimi i blerjes për 40 milion euro.
Lojtari është i gatshëm të transferohet por Milan është në mëdyshje pasi shifra e transferimit përfundimtar është paksa i lartë për ta. Milan ende nuk ka dhënë një përgjigje të prerë por më shumë është i fokusuar te transferimi i një mbrojtësi qendror.