Haaland tregon mbrojtësin më të fortë që është përballur
Sport

Haaland tregon mbrojtësin më të fortë që është përballur

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland e ka zbuluar emrin e mbrojtësit më të mirë ndaj të cilit ka luajtur në karrierën e tij, duke ia dhënë këtë epitet anëtarit të Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Haaland ka luajtur disa herë kundër Van Dijk dhe thotë se nuk ka fituar asnjë duel kundër tij, gjë që është treguesi më i mirë se çfarë lojtari është.

“Ai është i gjatë, i fortë dhe i shpejtë. Përveç kësaj, ai ka një kohë të përsosur për duelin dhe nuk mendoj se kam fituar asnjë duel kundër tij kur luajtëm. Ai është fizikisht një përbindësh i vërtetë”, ka thënë Haaland, transmeton Telegraf.

Van Dijk kaloi në Liverpool nga Southampton në vitin 2018 për 85 milionë euro dhe që nga ardhja e tij në Anfield i ka sjellë skuadrës titullin kampion evropian dhe titullin kampion në Angli, që ishte i pari në 30 vjet.

Mbrojtësi sezonin e kaluar pati një lëndim të rëndë në gju në ndeshjen kundër Evertonit, por tani e ka lënë mbrapa dhe është rikthyer në fushë, duke vazhduar të ofrojë ndeshjet që tifozët e Liverpoolit janë mësuar.