13:08 / 31.01.2022
Lëndohet sërish Ramos, humbet sfidën kundër Realit në Champions
Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e nesërme kundër Nice, e vlefshme për fazën e 1/8 të finales së Kupës së Francës.
Do të mungojnë Marquinhos, Keylor Navas dhe Di Maria, që janë të impenjuar me kombëtaret respektive si dhe të dëmtuarit afatgjatë Neymar dhe Wijnaldum.
Në listë mungon edhe emri i Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll është dëmtuar në pulpë gjatë stërvitjes dhe me shumë mundësi do të mungojë edhe në sfidën kundër Real Madrid në Champions, që do të zhvillohet në 15 shkurt.























