Zyrtarizohet gjithçka, Julian Alvarez transferohet te Manchester City
BKT
Sport

Zyrtarizohet gjithçka, Julian Alvarez transferohet te Manchester City

Nuk do të jetë Serie A e ardhmja e Julian Alvarez. Talenti argjentinas është blerë zyrtarisht nga Manchester City.

Ka qenë vetë klubi anglez që ka zyrtarizuar gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp. Në të thuhej se Alvarez ka nënshkruar një kontratë me “qytetarët” që do ta mbajë atë lidhur për 5 vite e gjysmë.

Kështu, xhevahiri i River Plate do të vihet nën urdhrat e Pep Guardiolës. Ai më parë është kërkuar edhe nga shumë klube të Serie A. Interi, Milani dhe Juventusi kanë qenë kandidatët kryesorë për të marrë shërbimet e argjentinasit.