15:40 / 03.02.2022
Barcelona beson se United dhe Juve e duan Dembele-n
Barcelona është e bindur së Manchester United dhe Juventus janë të interesuara për francezin Ousmane Dembele, raportojnë mediat spanjolle, përcjell RTKLive.com.
Francezi gjatë tregut të janarit refuzoi të largohet nga ‘Camp Nou’, edhe pse ai kishte oferta nga disa klube të mëdha evropiane.
Megjithatë, siç raportohet, anësori francez në fund të këtij sezoni, do të largohet nga skuadra katalonase për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.
Anglia duket së do të jetë destinacioni i ardhshëm i Dembeles, edhe pse francezi është duke u monitoruar edhe nga Juventusi dhe PSG-ja. /RTKLive/























