Chelsea mëson kundërshtarin e radhës në Kupën FA
BKT
Sport

Chelsea mëson kundërshtarin e radhës në Kupën FA

Skuadra e Chelsea ka mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën FA.

Pasi kaloi me sukses raundin paraprak në sfidën kundër Plymouth, Chelsea është njoftuar tashmë me rivalin e radhës në Kupën FA.

Në shortin e tërhequr sot, skuadra e Chelsea është vënë përballë Luton.

‘Blutë’ pritet ta kalojnë edhe këtë fazë pa ndonjë telashe të madhe, transmeton lajmi.

‘Blutë’ e Thomas Tuchel janë në mesin e skuadrave favorite për ta fituar këtë trofe.