Rashani shënon dhe i jep fitoren Clermont kundër Nice
BKT
Sport

Rashani shënon dhe i jep fitoren Clermont kundër Nice

Elbasan Rashani ka shënuar një goll spektakolar në sfidën mes Nice dhe Clermont, e cila u luajt në kuadër të javës së 23-të të Ligue 1.

Lojtari kosovar shënoi gollin e vetëm të takimit në minutën e 77-të duke i dhënë edhe fitoren skuadrës së tij Clermont.

Një goll spektakolar nga Rashani, i cili nuk fali para portierit për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.