Për herë të parë në histori - Senegali fiton Kupën e Afrikës
Senegali e ka fituar për herë të parë në histori Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa golla me Egjiptin, por që në penallti u treguan më të saktë.
Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan.
Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane.
Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.
Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashkëlojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli.
Më pas, Salah lëshoi disa shanse të arta në minutat në vazhdim, duke mos arritur të mposht Eduard Mendyn e Chelseat.























