Këto dy duele luhen sonte në La Liga dhe Serie A
BKT
Sport

Këto dy duele luhen sonte në La Liga dhe Serie A

Pas një vikendi të ‘nxehtë’ në ligat më të forta evropiane, edhe e mbrëmja e sonte sjellë dy ndeshje joshëse, raporton RTKLive.com.

Në elitën e futbollit spanjoll, sonte vjen dueli ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Espanyolit, ndeshje kjo që nis në orën 21:00.

Basket aktualisht rendin në pozitën e tetë me 31 pikë të tubuara, derisa Espanyol është e 13-ta me katër pikë më pak.

Ndërkohë, në Seria A sonte përballen Salernitana dhe Spezia, sfidë kjo që nis në orën 20:45.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy skuadrat, të cilat synojnë rezultat pozitiv. Salernitana është e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të tubuara, kurse, Spezia renditet e 15-ta me 25 pikë të grumbulluara. /RTKLive/