12:26 / 07.02.2022
Ferizaj apo Llapi në çerekfinalen e Kupës?
Ferizaj-Llapi është ndeshja e fundit që nis pas pak minutash në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan RTKLive.com.
Përballja mes ferizajasve dhe llapjanë pritet të sjell një ndeshje interesante, pasi që të dy ekipet kërkojnë kalimin në çerekfinale të kësaj gare joshëse në vendin tonë.
Ferizaj garon në Ligën e Parë, derisa Llapi është pjesë e Superligës dhe fitues në fuqi i Kupës së Kosovës.
Ndeshja Ferizaj-Llapi nis në orën 13:00. /RTKLive/























