Dy klubet e mëdha të Premier League-s pas Gnabry-t
BKT
Sport

Dy klubet e mëdha të Premier League-s pas Gnabry-t

Dy klubet e mëdha angleze, Manchester United dhe Liverpool po monitorojnë situatën e Serge Gnabry te Bayern Munich, raportojnë mediet gjermane, përcjell RTKLive.com.

Reprezentuesi gjerman është në dilemë për të ardhmen e tij, sepse ende nuk ka nisur negociatat për kontratën e re.

Liverpool dhe United janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e ish-lojtarit të Arsenalit dhe West Brom.

‘The Reds’ dhe ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për Gnabry të cilin e duan në verën që vjen.

Ndërkohë, edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid është i interesuar për Gnabry. /RTKLive/