21:57 / 07.02.2022
Promovohet libri "Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999"
Promovohet libri "Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët i autorit Prof. Dr. Nysret Pllana, në Finlandë, në bibliotekën "Sellon Kirjasto", Esppo.
Para shumë dashamirëve të librit, sot, në bibliotekën e Espos, "Sellon Kirjasto" u promovua libri voluminoz dokumentar, "Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët", ku u prit me interes nga lexuesit shqiptarë dhe jo vetëm.
Me këtë rast, me kontributin e çmuar të zyrtarit të kësaj biblioteke, Gani Neziri, ky libër është bërë pjesë e fondit të kësaj biblioteke, e cila, më 2018, qe shpallur një nga bibliotekat më të mirë në botë.
Libri vazhdon rrugëtimin e vet në Finlandë, duke u pritur nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë këtu.























