Superliga rikthehet në fundjave me sfida interesante
BKT
Sport

Superliga rikthehet në fundjave me sfida interesante

Pas gati dy muaj pushim, skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë fundjave, shkruan RTKLive.com.

Pjesa e dytë e sezonit, e cila parashikohet të jetë e zjarrtë, vikendin që po vjen rikthehet me ndeshjet e javës së 19-të.

Sfida kryesore e kësaj fundjave luhet mes Drenicës dhe Gjilanit, derisa joshëse do të jetë edhe dueli Malisheva-Prishtina.

Orari i javës së 19-të në BKT Superligë

E shtunë, 12.02.2022

13:00 Ballkani – Dukagjini

13:00 Drenica – Gjilani

13:00 Drita – Feronikeli

E diel 13.02.2022

13:00 Malisheva – Prishtina

13:30 Llapi – Ulpiana